Qeveria belge ul TVSH-në për energjinë

2 Shkurt 2022 | 10:43

Qeveria belge vendosi që nga 1 marsi deri më 1 korrik të ulë TVSH për energjinë elektrike nga 21% në 6%, dhe t’u jap një çek 100 euro qytetarëve.

Çmimet evropiane të gazit dhe energjisë janë rritur këtë vit pasi ekonomitë po rimëkëmben nga ndikimi i pandemisë COVID, duke çuar në rritjen e faturave dhe çmimin e shumë mallrave.

“Është një situatë e vështirë, qeveria ka treguar se mund të marrë masa të balancuara që i përgjigjen realiteteve në terren”, tha kryeministri Alexander De Croo në një konferencë për mediat.

Shumica e 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë marrë masa për të mbrojtur konsumatorët nga çmimet e larta të energjisë.

Greqia zgjati deri në janar lehtësimin financiar për të ndihmuar familjet dhe bizneset. Në shtator, Athina ofroi një subvencion të faturës së energjisë elektrike prej 9 euro në muaj për 300 orët e para të konsumuara. Deri në dhjetor kjo shifër u rrit në 50 euro.

Qeveria shtoi një grant për familjet me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata të blejnë gaz apo naftë për ngrohje gjatë dimrit.

Bullgaria ngriu çmimet e  ngrohjes dhe energjisë elektrike deri në fund të marsit, Spanja dhe Franca kufizuan rritjen e faturave të energjisë, ndërsa vendet të tjera  duke përfshirë Suedinë kanë ofruar kompensim për familjet e prekura më shumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026