Italia kriminalizon festat pa leje, 6 vjet burg kush mbledh mbi 50 vetë
Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se qeveria e saj do ta bëjë vepër penale mbajtjen e festave pa leje.
Krimi në fjalë parashikon dënimin me 6 vjet burg të kujt organizon grumbullime me mbi 50 persona. Gjithashtu, ajo i hap rrugë mundësisë së përgjimit telefonik të organizatorëve.
Reagimi i qeverisë së djathtë erdhi pas ndalimit të një feste të tillë në qytetin e Modenës, ku ishin mbledhur rreth 1 mijë persona.
Banorët e zonës ishin ankuar se për 48 orë kishin dëgjuar pa ndalim muzikë tekno. Festa, e mbajtur natën e Halloween-it, tërhoqi shumë të rinj.
Ata kishin planifikuar të qëndronin më gjatë, por u larguan pa bërë rezistencë pas ndërhyrjes së policisë.
Kryeministrja Meloni argumentoi se ligji i ri synon të mbrojë njerëzit nga lëndimet dhe konsumi i drogërave.
Ajo theksoi se ligji nuk është ndryshe nga ai i vendeve të tjera të Evropës, por do të tregojë se shteti italian do të jetë i pranishëm për zbatimin e tij.
Përfaqësuesi i opozitës, Enrico Letta deklaroi se një ligj i tillë vë në diskutim lirinë e qytetarëve dhe të drejtën e tyre për të protestuar.
Por zëvendës kryeministri Matteo Salvini replikoi duke thënë se, nuk ka kthim pas. “Festa mbaroi”, deklaroi Salvini.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta