Qeveria e Maltës përgjegjëse për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, thotë hetimi

29 Korrik 2021 | 18:49

Një hetim i pavarur ka ngarkuar me përgjegjësi për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia qeverinë malteze.

Hetimi tha se autoritetet malteze kishin krijuar një “kulturë mosndëshkimi” që çoi në vrasjen e gazetares.

Caruana Galizia u vra me një bombë teksa po udhëtonte me makinë në tetor 2017. Ajo dyshohej se po hetonte korrupsionin në një biznes të lidhur me një sipërmarrësin e majmë, Yorgen Fenech.

Fenech – i cili ka pasur lidhje të afërta me qeverinë – është akuzuar si organizatori i dyshuar i vrasjes. Ai ka mohuar çdo përgjegjësi.

Të enjten, një komision hetimor tha se megjithëse qeveria e Maltës nuk luajti një rol të drejtpërdrejtë, ajo nuk kishte arritur ta mbronte gazetaren Caruana Galizia nga kërcënimet me jetë.

Raporti tha gjithashtu se vrasja e saj ishte e lidhur qartë me punën që bënte, ndërsa theksohet se “kultura e mosndëshkimit” u rrit ndjeshëm në periudhën para vitit 2017 duke çuar në “zbehjen e sundimit të ligjit”.

Pas trysnisë së fortë nga Bashkimi Evropian, hetimi publik për vrasjen e gazetares Galizia nisi në qershor të vitit 2019 dhe gjatë kësaj periudhe u kryen 93 seanca dëgjimi ekspertësh dhe dëshmitarësh. Rezultatet u njoftuan sot nga kryeministri i Maltës Robert Abela përmes një postimi në Twitter.

Për vrasjen e Galizias gjykatat kanë dënuar me 15 vite burg një person, ndërsa dy të tjerë, të cilët akuzohen se vunë bombën në makinë, janë ende në gjykim.

Ish-kryeministri Joseph Muscat u dërhoq në janar 2020 pasi biznesmeni Fenech u arrestua dhe vendi u përfshi nga protestat. Sidoqoftë Muscat nuk është akuzuar asnjëherë për asgjë në lidhje me çështjen.

Përmes një postimi në Facebook, Muscat u përpoq të distanconte qeverinë e tij nga etiketimi në raport si “qeveri që promovoi pandëshkueshmërinë”. Ai tha se arrestimi i të dyshuarve pak muaj pas vrasjes dëshmon të kundërtën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026