Qeveria italiane paralajmëron dekret për të maskat në detyrim

6 Tetor 2020 | 19:55

Autoritetet në Itali po shqyrtojnë mbajtjen me detyrim të maskave në ambientet e jashtme në shkallë vendi, në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Ka qenë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili ka bërë të ditur se qeveria italiane po përgatitet për të miratuar një dekret të posaçëm.

“Maskat janë një instrument jetik për të luftuar përhapjen e COVID. Në dekretin qeveritar që pritet të miratojmë po shqyrtojmë zgjatjen e mbajtjes së saj edhe në ambientet e jashtme në mbarë vendin. Ne duam t’u themi qytetarëve tanë se duhet të bëjnë më shumë përpjekje, pasi në çdo situatë, takimi me një njeri që nuk jeton me ne përbën rrezik, ndaj dhe është e nevojshme që të mbahet maska”, tha Speranza.

Infeksionet në Itali, vendi i parë evropian që u godit nga virusi, janë rritur në dy muajt e fundit. Të shtunën vendi regjistroi 2.844 raste të reja, që është dhe niveli më i lartë që prej muajit prill, por sërish më i ulët se shifrat e regjistruara në Francë, Spanjë dhe Britani.

Ndërkohë, bilanci i vdekjeve vijon të jetë nën 30, shumë larg shifrave prej 1 mijë njësisht të verifikuara gjatë pikut të epidemisë në muajin mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026