Qeveria Rama ka marrë 3,2 miliardë euro borxh
Qeveria Rama nga viti 2014 e deri më sot ka marrë borxh 3.2 miliardë euro. Bashkë me borxhin publik të akumuluar deri në vitin 2013, totali i borxhit publik sot shkon në rreth 1,3 triliardë lekë ose rreth 10,2 miliardë euro.
Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave, përpunuar nga emisioni ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.
Ky borxh është i ndarë thuajse gjysëm për gjysëm mes borxhit ndaj huadhënesve vendas dhe atyre të huaj. Borxhi i brendshëm është më i favorshëm sepse është në lekë dhe praktikisht ja kemi vetes.
Qeveria e paguan atë duke shitur bono të reja pa ndonjë vështirësi.
Borxhi I jashtëm është barrë më e rëndë sepse është në monedhë të huaj dhe interesat e tij, që vendosen nga tregjet ndërkombëtare, mund ta bëjnë edhe më të rëndë koston e këtij boxhi.
Po kujt ia kemi këtë borxh?
Borxhin e brendshëm ja kemi kryesisht bankave që veprojnë në Shqipëri, dy kryesoret janë BKT, Raifaizen dhe Banka Credins:
Rreth 1,5 miliardë të borxhit të jashtëm janë marrë përmes Eurobondit të cilin e kanë blerë banka dhe institucione private ndërkombëtare. Banka Botërore është huadhënësi i dytë më i madh i vendit me rreth 1,1 miliardë euro. Pastaj vinë një sërë qeverish, Emiratet e Bashkuara, Italia, Gjermania, etj.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit