Qeveria ruse: Qytetarët s’kanë të drejtë të organizojnë protesta pa leje

25 Shkurt 2022 | 12:32

Qeveria ruse ka thënë se njerëzit që janë kundër pushtimit të Ukrainës nuk kanë të drejtë të organizojnë protesta në Rusi pa kërkuar më parë leje.

“Sipas ligjit, pa ndjekur procedurat e duhura, këta qytetarë nuk kanë të drejtë të organizojnë aksione proteste për të shprehur këndvështrimin e tyre”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një konference me gazetarë të huaj.

Qindra protestues u arrestuan nga policia të enjten gjatë demonstratave kundër luftës.

Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes. Gjoba të rënda dhe në disa raste edhe burg mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026