Qeveria spanjolle shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid pasi gjykata rrëzoi masat kufizuese
Qeveria spanjolle ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid dhe zonat përreth për të luftuar rritjen e rasteve të reja me coronavirus.
Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë e Madridit refuzoi masat e reja që u morën për rajonin nga qeveria qendrore, ku përfshihej dhe një mbyllje e pjesshme e Madridit.
Gjykata “refuzoi ratifikimin e masave sepse cenojnë të drejtat dhe liritë themelore” të 4.5 milionë banorëve, të cilat hynin në fuqi të premten në mbrëmje, thuhej në njoftimin e gjykatës.
Si rezultat i këtij vendimi, qytetarët që thyenin rregullat nuk mund të gjobiteshin nga autoritetet.
Qeveria e vendit tha të enjten në mbrëmje se kryeministri Pedro Sánchez kishte biseduar me presidentet e komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, të cilës i kishte dhënë një ultimatum.
Raportohet se Sánchez i ka thënë Ayusos se nëse do të vendoste masat kufizuese, atëherë qeveria do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë më shumë pushtet në kohë krizash për të kufizuar në mënyrë të përkohshme liritë kushtetuese të qytetarëve. Në këtë rast, do të kufizohet liria e lëvizjes përmes një perimetri të caktuar në disa prej zonave më të prekura në Madrid.
Restorantet duhet të mbyllen në 11 të darkës ndërsa dyqanet në orën 10 dhe bizneseve iu është thënë të reduktojnë kapacitetet e tyre në 50 për qind.
Madridi është kthyer në epiqendrën e virusit në Spanjë, vend i cili numëron 870 mijë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.
Lexoni gjithashtu
Gjykata spanjolle rrëzon masat kufizuese për ”cenim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”
Grafika: 10 vendet më të prekura nga COVID-19 në botë deri më tani
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta