Qeveria tenderon në vitin 2020 paratë e buxhetit 2021
Qeveria po kalon në Kuvend një akt normativ, i cili do t’i japi mundësi të tenderojë duke fillaur që nga nëntori 2020 paratë e parashikuara në buxhetin e viti 2021.
Sipas ligjit të deritanishëm prokurimet për një vit buxhetor mund të bëhen vetëm pas fillimit të vitit, pra me të ardhurat e buxheti të vitit 2021 qeveria mund të prokurojë vetëm pas 1 janarit 2021.
“Tani po e kalojnë si akt ligjor ne parlament. Bashkë me buxhetit do të miratohet e drejta e qeverisë për të prokuruar tendera, në nentor 2020 me paratë e buxhetit 2021”, tha ekonomisti Azmi Stringa për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews.
Qeveria ka parashikuar të ardhura të fryra për vitin 2021, duket me qëllim që ajo të ketë mudnësi të prokurojë sa më shumë kotnrata para zgjedhjeve.
Parashikimet e qeverisë për të ardhurat përfundimtare për vitin 2020 dhe për vitin 2021 janë mbi 700 milionë euro më të larta se ato që ka bërë FMN-ja për të njejtën periudhë.
“Duke rritur të ardhurat, kemi më shumë mundësi të prokurorojmë më shumë. Këto të ardhura vlejnë për të prokuruar dhe të për të rritur intensitetin në pjesën e parë të vitit, duke qënë se jemi në zgjedhje. Qeveria e ka bërë këtë parashikim vetëm për të bërë tendera”, analizoi Stringa.
Por, nëse këto të ardhura të parashikuara në buxhet nuk do të mblidhet, atëherë, sipas Stringës, “një pjesë e mbetur të vitit 2020, pas zgjedhjeve, këto tendera ose mbeten detyrime të prapambetura, ose do të shtyhen në kohë dhe nuk realizohen ndonjëherë”.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit