Qindra armenë mësyjnë në ndërtesën e qeverisë pas marrëveshjes së fundit të paqes me Rusinë

10 Nëntor 2020 | 10:12

Qindra armenë, të zemëruar prej marrëveshjes së paqes mes shtetit të tyre dhe Rusisë, mësynë në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin e vendit të martën.

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, Armenia dhe Azerbaixhani njoftuan se do t’i ndalonin luftimet për rajonin e Krabakhut, me ane të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Marrëveshja gjithashtu nënvizonte se do të mobilizoheshin rreth 2000 paqeruajtës rus, si dhe koncesione territorial.

në Pak pas njoftimit të marrëveshjes, mijëra persona dolën në sheshin qendror të kryeqytetit armen për të protestuar mbi shpalljen e fundit të paqes. Shumë prej qytetarëve thërrisnin: “Ne nuk e japim vendin tonë!” dhe disa prej tyre mësynë në ndërtesën e qeverisë.

Ndërkohë në Baku, qytetarët festonin pas marrëveshjes së fundit. Rrugët e qytetit ishin të mbushura me njerëz të cilët festonin dhe kërcenin në makina, duke valëvitur flamujt e Azerbajxhanit dhe Turqisë.

Konflikti i armatosur mes forcave të Amerinsë dhe Azerbaixhanit për rajonin e Karabakhut nisi më 27 shtator dhe si pasojë kanë humbur jetën qindra persona.

 

Lexoni gjithashtu:

Armëpushim në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia nënshkruajnë një marrëveshje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026