Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshimet për “abuzim”

12 Maj 2026 | 08:51

Qindra familje paraqitën sot një padi kolektive në Zyrën e prokurorit të Parisit kundër rrjetit social TikTok për dyshime “abuzimi me dobësinë”, raportoi transmetuesi Franceinfo.

Familjet, të përfaqësuara nga avokatja Laure Boutron-Marmion, akuzojnë platformën për shfrytëzimin e cenueshmërisë së të miturve, në disa raste duke kontribuar në vetëvrasje dhe çrregullime të rënda të shëndetit mendor.

“Ne kemi një makinë të projektuar, të zhvilluar për të shfrytëzuar këtë cenueshmëri. TikTok-u krijon burgje mendore për adoleshentët, burgje ankthi”, tha Boutron-Marmion për Fanceinfo.

Ajo i krahasoi efektet e TikTok-ut me “krizën dixhitale”. Padia synon drejtuesit e TikTok-ut në Francë dhe ndërkombëtarisht duke argumentuar se platforma është plotësisht e vetëdijshme se si funksionon algoritmi i saj i rekomandimeve.

“Është një sistem rekomandimesh shumë të personalizuara dhe lëvizjeje të vazhdueshme që gjeneron varësi të fortë dhe shfrytëzon cenueshmërinë e adoleshentëve”, tha ajo.

“Ata i dinë shumë mirë efektet e platformës, por nuk bëjnë asgjë”, shtoi Boutron-Marmion. Avokatja tha se familjet po kërkojnë ta çojnë TikTok-un para një gjykate penale franceze për abuzim me dobësinë, përveç procedurave civile që janë në vazhdim.

“Ata nuk duan të ndalen vetëm në një ankesë të thjeshtë”, tha ajo. Disa nga familjet e përfshira kanë humbur fëmijë nga vetëvrasja ndërsa të tjera raportojnë raste të anoreksisë, depresionit dhe mendimeve vetëvrasëse.

Padia gjithashtu kërkon rregullim më të rreptë të mediave sociale, përfshirë një ndalim të mundshëm për përdoruesit nën 15-vjeç, një ide që aktualisht është në diskutim në Francë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026