Gjermania miraton ligjin kundër COVID-19, Merkel me pushtet absolut për vendosjen e masave kufizuese
Parlamenti gjerman miratoi të mërkurën një legjislacion të ri e të fuqishëm për të kontrolluar pandeminë e COVID-19 në vend. Ndryshimet në Aktin e Mbrojtjes nga Infeksioni mund të shënojnë një moment të rëndësishëm në luftën e Gjermanisë me valën e tretë të COVID-19.
Rreth 8 mijë protestues janë mbledhur në Berlin për të kundërshtuar vendimin e marrë. Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e aktiviteteve sportive dhe dyqanet në zonat ku raportohen 100 raste të reja javore për 100,000 banorë. Shkollat gjithashtu do të duhet të kalojnë në mësimin online.
Deri tani, qeveria federale ishte teknikisht ajo që vendoste për masat kufizuese, por në vendin me një strukturë federale të decentralizuar, 16 landet ishin të lira të implementonin udhëzimet që zgjidhnin.
Vazhdimisht, landet janë përplasur mbi mënyrën e implementimit të masave dhe kjo detyroi kancelaren Merkel të prezantonte ligjin në fjalë. 16 shtetet federale mund ta bllokojnë atë ditën e enjte në parlamentet përkatëse, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Më herët, përpara selisë së Bundestagut, policia u përplas me qytetarët e mbledhur për të protestuar kundër ligjit.
Persona të shumtë u arrestuan sot në protestë pasi sulmuan oficerët e policisë, të cilët përdorën spraj djegës për të shpërndarë qytetarët, që hodhën shishe ndaj tyre dhe u përpoqën të kalonin barrierat për të arritur selinë e Bundestagut.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta