Qipro në alarm, nafta siriane përhapet në Mesdhe
Autoritetet në Qipro po monitorojnë një rrjedhë nafte që e ka origjinën nga një termocentral në brigjet e Sirisë në detin Mesdhe dhe që shumë shpejt mund të arrijë në vendin ishullor.
Media shtetërore në Siri tha javën e kaluar se ka pasur një derdhje nga impianti që ndodhet brenda rafinerisë së naftës në Baniyas.
Imazhet satelitore tregojnë lëngun e shkëlqyeshëm të përhapur në veri të Sirisë ndërsa po afrohet drejt Qipros.
Ekspertët thonë se nafta pritet të mbërrijë në brigjet e vendin ishullor në pjesën e kontrolluar nga Turqia.
Qeveria thotë se ka marrë të gjitha masat që të mos shkaktohen dëmtime si dhe ka kërkuar ndihmë dhe nga Turqia.
Sipas autoriteteve të Sirisë e gjitha ka ndodhur për shkak të një aksidenti.
Pamjet që ofron satelit evropian Sentinel-1 tregojnë se përhapja e naftës gati ka arritur në qytetin Latakia dhe mbulon një sipërfaqe prej 150 km katrorë në det.
Kërkimet e marinës së Qipros tregojnë se bëhet fjalë për shkëlqyes naftd dhe jo naftë e pa përpunuar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta