Qytetarët bullgarë u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhur qeverinë e re

11 Korrik 2021 | 08:53

Qytetarët bullgarë u drejtohen sot kutive të votimit, pasi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të prillit asnjë forcë politike nuk arriti të fitonte mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme.

Edhe bisedimet për koalicione dështuan duke bërë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Sot garojnë 23 parti për 240 vende në parlament. Për herë të parë aplikohet edhe votimi elektronik, i cili shpresohet që të jetë një mënyrë për të shmangur manipulimin e votave.

Sondazhet tregojnë se partia e qendrës së djathtë, GERB ka siguruar 20% mbështetje, po aq sa edhe partia më e re e themeluar nga drejtuesi i njohur televiziv Slavi Trifonov, e quajtur ‘Ka njerëz të tillë”.

Analistet shprehen se situata është e paparashikueshme dhe e trazuar, por që publiku do të dëshironte të shihte një qeveri të formuar pas zgjedhjeve.

Bullgaria është vendi anëtar më i varfër i Bashkimit Evropian dhe ka një histori të gjatë korrupsioni.

Një varg skandalesh që janë publikuar së fundi kanë dominuar debatin publik dhe fushatën zgjedhore.

Qeveria e përkohshme e Kryeministrit Stefan Yanev ka akuzuar kabinetin Borisov për shpenzimin e miliarda parave të taksapaguesve, pa procedura transparente të prokurimit.

GERB mohon akuzat dhe thotë se pretendimet janë veprime të motivuara politikisht nga qeveria e përkohshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026