Qytetarët gjermanë shkelin rregullat, Policia bastis resortin e skive

3 Janar 2021 | 15:26

Policia gjermane ndërhyri të dielën në një resort skish në Vinterberg, në lindje të qytetit Dyseldorf, pasi disa qindra persona u dyndën atje duke sfiduar thirrjet e autoriteteve për të qëndruar në shtëpitë e tyre dhe për të respektuar kufizimet kundër koronavirusit.

Fillimisht policia u përpoq të bllokonte hyrjen në resortin e mbyllur, në mënyrë që të garantonte zbatimin e rregullave që kanë hyrë në fuqi që prej 16 dhjetorit. Sebastian Held, zëdhënës i policisë lokale, deklaroi se shkeljet e masave kufizuese, përfshirë mbajtjen e maskës, kishin qenë të shumta.

“Për fat të keq ne konstatuam sërish sot se mbyllja e pistave të skive nuk i ndali qytetarët që të vinin këtu. Për këtë arsye u detyruam të bllokonim aksesin rrugor, në mënyrë që resorti të mos popullohet sërish”, tha ai.

Qyteti i Vinterbergut përjetoi në ditët e fundit një dyndje qytetarësh, që çoi në bllokimin e trafikut, tejmbushjen e parkingjeve dhe rrjedhimisht shkeljen e masave anti-COVID.

Në një deklaratë, autoritetet vendore bënë me dije se kishin regjistruar 176 shkelje lidhur me mbajtjen e maskës, 94 shkelje të tjera të distancimit social dhe një për konsumim të alkoolit në ambientet publike.

Krahas këtyre, akuza penale u ngritën ndaj dy individëve. Gjatë ndërhyrjes së tyre, agjentët e policisë u përballën me fyerje dhe ofendime nga qytetarët. Gjermania ka gjasa të zgjasë izolimin total përtej 10 janarit, për të frenuar kuotën e infeksioneve të coronavirusit, që ende është e lartë dhe ka krijuar probleme në spitalet e vendit.

Kancelarja Angela Merkel dhe liderët rajonalë pritet të bien dakord për zgjatjen në fjalë gjatë një bashkëbisedimi që do të zhvillojnë ditën e martë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026