Qyteti i Krakovit financon një strehë për personat LGBTI pavarësisht qasjes konservative të qeverisë në Poloni

31 Dhjetor 2020 | 14:45

Qyteti i Krakovit është qyteti i parë në Poloni që ka financuar një strehë për personat LGBTI.

Streha është drejtuar nga një fondacion vullnetar, Glos Serca (Zëri i zemrës) që prej vitit 2016, por nuk ka pasur fonde të mjaftueshme.

Organizata ofron akomodim të përkohshëm si edhe shërbime psikologjike për deri në 12 persona të pastrehë LGBTI.

Qyteti i Krakovit i ka dhuruar 184,000 zlota (rreth 40,000 euro) për të ndihmuar dhe mbështetur nismën për të paktën dy vitet e ardhshme.

Ky vendim vjen gjatë një periudhe kur qeveria në pushtet e Polonisë ka nxitur politika armiqësore kundër komuniteteve LGBTI në vend.

Polonia u rendit e fundit në Bashkimin Europian në vitin 2020 për sa i përket të drejtave dhe barazisë së komunitetit.

 

Lexoni gjithashtu:

Merkel: 2020-ta, viti im më i vështirë, kurrë nuk e kam pritur një vit të ri me kaq shpresë

Samuel Little: Vrasësi më i tmerrshëm në historinë e Amerikës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026