Raportet Turqi-Rusi ‘zemërojnë’ SHBA, Erdogan synon të blejë serinë e mbrojtjes raketore S-400
Turqia duket se është e vendosur të forcojë raportet me Rusinë dhe të ketë një marrëdhënie të tensionuar me Washingtonin.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, u shpreh së fundmi se Turqia ende synon të blejë një seri të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, një veprim që mund të thellojë tensionet me aleatin e NATO-s, Uashingtonin dhe të shkaktojë sanksione të reja amerikane.
Uashingtoni thotë se S-400 përbëjnë një kërcënim për avionët e tij luftarakë F-35 dhe për sistemet më të gjera të mbrojtjes të NATO-s.
Turqia nga ana tjetër argumenton se nuk ishte në gjendje të blinte sisteme të mbrojtjes ajrore nga asnjë aleat i NATO-s, pasi nuk plotësoheshin kushte të kënaqshme.
“Në të ardhmen, askush nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë në lidhje me llojin e sistemeve të mbrojtjes që marrim, nga cili shtet i marrim dhe në çfarë niveli. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë. Ne jemi të vetmit që marrim vendime të tilla” u shpreh Erdogan gjatë një interviste.
Në dhjetor Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, shefit të saj Ismail Demir dhe tre punonjësve pas blerjes së serisë së parë të S-400.
Por, bisedimet midis Rusisë dhe Turqisë mbi këto sisteme kanë vijuar. Uashingtoni ka thënë vazhdimisht se kjo do të shkaktojë sanksione të reja.
Erdogan vizion Rusinë javën e ardhshme ku do të takohet me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta