Raporti: Akullnajat e mëdha në mbarë botën do të zhduken deri në vitin 2050

3 Nëntor 2022 | 12:04

Disa nga akullnajat më të famshme në botë, duke përfshirë Dolomitet në Itali, parqet Yosemite dhe Yellowstone në Shtetet e Bashkuara  do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të ngrohjes globale, pavarësisht nga skenari i rritjes së temperaturës, sipas një raporti i UNESCO.

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, e cila monitoron rreth 18.600 akullnaja në 50 vendet e saj të Trashëgimisë Botërore, thotë se një e treta e tyre do të zhduken deri në vitin 2050.

Ndërsa pjesa tjetër mund të shpëtohet duke mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 1.5 gradë Celsius në krahasim me nivelet para-industriale, në një skenar të emetimeve të zakonshme , rreth 50 përqind e këtyre akullnajave të Trashëgimisë Botërore mund të zhduken pothuajse tërësisht nga 2100.

Studimi “tregon se këto akullnaja janë tërhequr me një ritëm të përshpejtuar që nga viti 2000 për shkak të emetimeve të CO2, të cilat po ngrohin temperaturat”, tha UNESCO.

Akullnajat e Trashëgimisë Botërore, siç përcaktohen nga UNESCO, përfaqësojnë rreth 10 përqind të zonave të akullnajave në botë dhe përfshijnë disa nga më të njohurat në botë, humbja e të cilave është shumë e dukshme pasi ato janë pika qendrore për turizmin global.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026