Raporti i BERZH, eksperti i ekonomisë: Ishte e pritshme që s’do të kishte kurora dafine për qeverinë
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh për Euronews Albania se raporti i BERZH për Shqipërinë ishte kritik dhe se synon të shikojë realitetin në vend.
“Është kritik si gjithnjë se synon të shikojë realitetin tonë. Është e kuptueshme që Reforma në Drejtësi ka pasur pengesat e veta, dhe është një vrapim me pengesa. Ndonjëherë edhe qëndrim në vend. Kjo pasqyrohet edhe në këtë raport. Ishte e pritshme që nuk do të kishte kurora dafine për asnjë lloj qeverie. Vështirësitë e reformës janë ato që janë. Për mua raporti duhet parë ashtu siç është realisht, një analizë shumë e fortë profesionale”, tha ai.
Çoçoli theksoi më tej se duhet të ndryshohet ligji i Partneritetit Publik Privat. Sipas tij PPP-të e fundit kanë qenë një akt vetëvrasjeje i financave publike.
“Duhet të ndryshojmë ligjin e Partneritetit Publik Privat. E kam shprehur preh kohësh që BERZH ka edhe paratë e veta, është i interesuar tek vendi jonë se ka dhënë kredi, kredi të buta. Një akt vetëvrasje i financave publike ishte marrëzia që patë, me këto produktet e PPP-ve.
“Kushdo që këtej e tutje mendon të realizojë një kontratë PPP duhet të ketë një strukturë që të shikojë raportin kosto-përfitim, jashtë qeverisë. Të mos jetë ministri apo qeveria që të firmosë. Kjo bëhet me një nismë ligjore,”, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i BERZH: Rritet korrupsioni, PPP-të rrezikojnë borxhin
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta