Raporti i BERZH: Rritet korrupsioni, PPP-të rrezikojnë borxhin

12 Nëntor 2020 | 10:19

Qeverisja në vend vlerësohet me notë negative në vitin 2020, në raportin e fundit të tranzicionit të publikuar nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Raporti vlerëson se korrupsioni mbetet në nivele të larta, ndërsa qeverisë i tërhiqet vëmendja të rishikojë ligjin e koncesioneve.

Sipas këtij raporti, i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstatohet se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar.

Po ashtu dhe efiçenca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit e stabilitetit politik janë vlerësuar me notë negative.

Në këtë raport janë 6 tregues që maten në indeksin e vlerësimit të cilësive të tranzicionit, konkurrueshmëria, mirëqeverisja, ekonomia e gjelbër, gjithëpërfshirja, rezistenca dhe integrimi. 

Në pikëzimin nga 1 deri në 10, mirëqeverisje e Shqipërisë ra nga 5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europen Juglindore, pas Bosnjë-Hercegovinës.

BERZH vlerëson se borxhi publik mbetet i lartë, dhe gjatë vitit të kaluar ka mbërritur në rreth 68.0 përqind të PBB-së, pa marrë në konsideratë kostot e koncesioneve PPP.

Në këto kushte, raporti këshillon qeverinë të rishikojë kuadrin ligjor  dhe të forcojë institucionet dhe sundimin e ligjit. Përveç kësaj, burimet e energjisë duhet të diversifikohen duke zvogëluar varësinë e vendit nga gjenerimi i hidrocentraleve.

 

Lexoni gjithashtu: 

Të rinjtë shqiptarë skeptikë ndaj politikës, Rigels Xhemollari: Nuk besojnë as tek bashkëmoshatarët e tyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026