Raporti: Rusët më të pasur humbën më shumë se 83 mld $ që nga fillimi i vitit
Pasuria e biznesmenëve më të pasur në Rusi është ulur me 83.4 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2022, sipas “Bloomberg Billionaires Index” të publikuar sot.
Sipas llogaritjeve të Bloomberg, pasuria e Vladimir Potanin, presidenti i kompanisë Holding Interos dhe kompanisë minerare Nornickel, tani është 29.8 miliardë dollarë, 1.08 miliardë dollarë më pak se në fillim të vitit, raporton TASS.
Leonid Mikhelson, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Novatek, ka humbur pesë miliardë dollarë që nga janari 2022 dhe pasuria e tij neto vlerësohet në 27.4 miliardë dollarë. Alexey Mordashov, kryetari i Bordit të Drejtorëve të Severstal, tani ka 21.1 miliardë dollarë, pra 7.78 miliardë dollarë më pak se në fillim të vitit.
Në listë përfshihet edhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të NLMK-së Vladimir Lisin me një pasuri prej 20.2 miliardë dollarësh pas një humbje prej 7.8 miliardë dollarësh, pastaj ish-drejtori ekzekutiv i Lukoil Vagit Alekperov, i cili është “më i lehtë” për 1,86 miliardë dollarë, dhe pronari Ališer Usmanov i Metaloinvest me një humbje prej 3.38 miliardë dollarësh.
Aksionari i Novatek, Gennady Timchenko humbi 8.35 miliardë dollarë, ndërsa ish-drejtori joekzekutiv i prodhuesit të plehrave, grupi EuroChem, Andriy Melnychenko humbi 3.88 miliardë dollarë gjatë dhjetë muajve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta