Raul Castro tërhiqet nga drejtimi i Partisë Komuniste në Kubë
Raul Kastro ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Kubës duke i dhënë kështu fund udhëheqjes gjashtëdhjetëvjeçare të familjes Kastro në ishull. Tërheqja vjen “për t’i hapur rrugë politikanëve të rinj”, mirëpo pak ndryshim pritet të ndodhë.
Vendimi i pason drejtimin e partisë Presidentit aktual të vendit, Miguel Diaz-Canel, i cili është 60 vjeç. Vetë Raul pati deklaruar që tre vite më parë se Diaz-Canel do të ishte pasuesi i tij.
Tërheqja e Raul Castros vjen teksa Kuba mbetet një nga të vetmet vende komuniste në botë dhe që përballen me sprova të vështira. Ekonomia ra me 11% gjatë vitit 2020 prej pandemisë dhe vendi ka vuajtur jashtë mase sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Raul, i cili mbush 90 vjeç në qershor, vëllai i vogël i Fidel Castros, i ndarë nga jeta në vitin 2016, mori drejtimin e Kubës në vitin 2011 pas tërheqjes nga detyra të Fidelit, i cili e drejtoi vendin prej vitit 1959.
Të dy ishin drejtues kryesor të të ashtuquajturit “Revolucioni kubanez” kundër udhëheqësit ushtarak Fulgencio Batista në vitin 1959. Përpara “revolucionit” ata qenë detyruar të jetonin katër vite në ekzil në Meksikë për një kryengritje të dështuar në vitin 1953.
Gjatë viteve të fundit Raul Castro është munduar të forcojë politikën e jashtme duke zbutur qëndrimet me botën perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara. Ai theu murin me Uashingtonin teksa në vitin 2015 u takua me Presidentin Barack Obama. Së fundmi priti edhe Papën Franrançesku.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta