‘Reagim kolektiv ndaj krizave’, ministrat e vendeve të G20-s bëjnë apel për rritjen e bashkëpunimit

29 Qershor 2021 | 22:23

Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupimit G20 bënë thirrje të martën, në samitin e parë kokë më kokë pas dy vjetësh, për një reagim të shumanshëm ndaj krizave globale si COVID-19, apo ndryshimet e klimës.

Takimi, i mbajtur në qytetin jugor të Materës në Itali, u fokusua tek mënyra se si të përmirësohet bashkëpunimi dhe tek rimëkëmbja e ekonomisë botërore pas pandemisë.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio theksoi se ndaj krizës së COVID-19 nevojitet një qasje kolektive në nivel ndërkombëtar, strategji që duhet ndjekur edhe për çështje të tjera globale.

“Reagimi ndaj krizës së COVID-19 e ka bërë të qartë për të gjithë rëndësinë për një qasje kolektive në nivel ndërkombëtar, si një alternativë ndaj ndërhyrjeve individuale. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe për çdo sfidë tjetër globale. Ndryshimet e klimës, zhvillimi i qëndrueshëm dhe tregtia ndërkombëtare janë të gjitha çështje që nuk njohin kufij dhe rrjedhimisht nuk mund të zgjidhen me qasje kombëtare”, u shpreh Luigi Di Maio.

Ndër të tjera, Di Maio e vuri theksin tek nevoja për një zhvillim të qëndrueshëm për vendet e Afrikës, nga të cilat vijnë dhe flukset migratore.

Vendet anëtare të G20-s përbëjnë më shumë se 80 për qind të GDP-së botërore, 75 për qind të tregtisë globale dhe 60 për qind të popullsisë së planetit.

Në Matera ishin të pranishëm kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Indisë.

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Brazilit dhe Australisë i ndoqën diskutimet përmes video-konferencës, ndërsa Rusia dhe Korea e Jugut kishin dërguar zëvendësministrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026