Reagimet për ndarjen nga jeta të ish-Papa Benediktit XVI

31 Dhjetor 2022 | 14:16

Menjëherë sapo u njoftua se ish papa Benedikti XVI u shua, të shumta ishin reagimet nga liderët botërorë të cilët shprehën keqardhjen e tyre.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vlerësoi angazhimin e Benediktit për dialogun midis besimeve të krishtera dhe me fetë e tjera.

“Si një Papë “gjerman”, Benedikti XVI ishte një udhëheqës i veçantë i kishës për shumë njerëz, jo vetëm në këtë vend. Bota po humbet një figurë formuese të Kishës Katolike, një personalitet argumentues dhe një teolog të zgjuar. Mendimet e mia janë me Papa Françeskun”, shkroi Kancelari gjerman Olaf Scholz në Twitter.

Presidenti italian, Sergio Mattarella tha se vdekja e Benediktit pikëlloi të gjithë vendin.

“Nga ëmbëlsia dhe mençuria e tij përfitoi komunitetit ynë  dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Mattarella dhe  vuri në dukje se Benedikti “vazhdoi t’i shërbente çështjes së Kishës së tij në rolin e tij unik të papës emeritus me përulësi dhe qetësi”.

“Benedikti XVI ishte një gjigant i besimit dhe i arsyes. Një njeri i dashuruar me Zotin, i cili e vuri jetën e tij në shërbim të Kishës Universale dhe i ka folur dhe do të vazhdojë t’u flasë zemrave dhe mendjeve të njerëzve me thellësinë shpirtërore, kulturore dhe intelektuale të Magjisterit të tij. Një i krishterë, një pastor, një teolog: një njeri i madh që historia nuk do ta harrojë”, shkroi kryeministrja, Giorgia Meloni.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se ishte pikëlluar nga lajmi duke vlerësuar figurën.

“Mendimet e mia shkojnë për katolikët në Francë dhe në mbarë botën, të pikëlluar nga largimi i Shenjtërisë së Tij Benediktit XVI, i cili punoi me shpirt dhe inteligjencë për një botë më vëllazërore”, shkroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet globale të naftës ranë ndjeshëm të hënën pas një pauze në luftimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shënuar rënien e tyre më...
08:16 | 28/07/2026

Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona

Natën e 8 janarit, një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) u vra në qytetin qendror të Isfahanit, derisa po zhvilloheshin protesta të...
08:10 | 28/07/2026

Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet

Ukraina lëshoi qindra dronë drejt Rusisë të hënën, duke synuar objektet e eksportit dhe energjisë, ndërsa vazhdon fushatën e saj për të ushtruar presion mbi...
07:58 | 28/07/2026