Redi Shehu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i paragjykuar politikisht nga grupi dominant

31 Maj 2021 | 20:59

Analisti Redi Shehu thotë se vendimi i Gjykatë Kushtetuese për shqyrtimin e vlefshmërisë ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, do të jetë vendim “i paragjykuar politikisht”. Sipas tij kjo vjen për shkak se vendimi do të jetë post faktum dhe do të ndikohet nga disa rrethana apo mund të ketë ndërhyrje.

“Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve, mund të përcaktojë idenë a mund të bëhen zgjedhje pa data edhe nëse presidenti mund ta shtyjë datën, por problemi tjetër është nëse Presidenti del nga funksionet e tij normale. Çmendet apo ka konflikt interesi”, tha z. Shehu.

Analisti iu referua situatës politike që ka shoqëruar formimin e Gjykatës Kushtetuese pas shkarkimit të anëtarëve të saj. Z. Shehu tha se emërimet janë shoqëruar me konflikt politik dhe me një situatë të paprecedent siç ishte djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje.

Ndaj sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të jepet më 23 qershor do të jetë i ndikuar nga grupi dominat që ka formuar këtë institucionet, duke iu referuar në këtë mënyrë mazhorancës aktuale qeverisëse.

“Kur gjykata, gjykon post faktum bëhet subjekt i konteksteve të ndryshe. Konteksti aktual i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast është kontekst i grupit dominant, i cili përcakton formimin e saj. Gjykata Kushtetuese është produkt i konfliktit politik, që në fakt nuk duhet të kishte ndodhur kështu. Vendimi nuk mund të pritet të jetë vendim i drejtë dhe që përcakton qartë detyrat dhe funksionet e gjithsecilit. Është interesante për të parë se si do të jetë vendimin. Unë mendoj se do të jetë pak a shumë një vendim i paragjykuar politikisht nga grupi dominant, i cili kontrollon dhe ka formuar Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021