Reduktim i dozave të vaksinës, 6 shtete evropiane kërkojnë nga BE transparencë dhe stabilitet

16 Janar 2021 | 08:44

Kur thuajse në të gjitha shtetet evropiane ka nisur procesi i vaksinimit me vaksinën Pfizer dhe Moderna, në horizont shfaqen të tjera probleme sa i përket shpërndarjes së dozave.

Disa vende të BE po marrin me pak doza të vaksinës Pfizer, pasi firma amerikane ka reduktuar përkohësisht dërgesat.

Gjashtë shtete e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ulet besueshmëria e procesit të vaksinimit”.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi kompaninë Pfizer-BioNTech.

Në një letër drejtuar komisionit Evropian gjashtë ministrat e Shëndetësisë i bën thirrje Bruksleit të sigurojë transparencë dhe stabilitet.

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen tha se ajo ishte siguruar nga shefi ekzekutiv i Pfizer se të gjitha porositë e garantuara për shpërndarjen në tremujorin e parë të vitit do të mbërrinin.

Ndërsa vetë kompania në një komunikim për mediat bëri me se dërgesat e reduktuara ishin një çështje e përkohshme.

“Edhe pse kjo do të ndikojë përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, kompania do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit,”  bëri me dije Pfizer.

Brukseli ka blerë rreth 2 miliardë doza vaksinash nga kompani të shumta për përdorim në 27 vendet anëtare.

Kontrata me Pfizer/BioNtech është për 600 milionë doza, gjysma e të cilave pritej të dorëzoheshin para shtatorit.

Megjithatë, Komisioni nuk mbikëqyr shpërndarjen e dozave në vendet anëtare dhe secili vend është gjithashtu përgjegjës për strategjinë e tij të vaksinimit.

Danimarka ka inokuluar pjesën më të lartë të qytetarëve.

Irlanda dhe Italia vijnë më pas me më shumë se 1,600 doza për 100,000 banorë.

Në vendet e BE ka nisur të shpërndahet edhe vaksina e Moderna, ndërsa ajo e prodhuar nga AstraZeneca ka kërkuara aprovimin tek Agjencia Evropiane e Barnave.

Lexoni gjithashtu:

Efektet anësore të vaksinës, 23 persona humbin jetën në Norvegji, ndryshon strategjia e vaksinimit

Mbi 2 mln viktima nga COVID-19, “Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave në BE

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026