Reflekton Trump, dënon dhunën në Capitol Hill dhe pranon fitoren e Joe Biden

8 Janar 2021 | 06:26

Pas dy ditësh aspak të zakonta, në një dalje për mediat Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.

Trump, i cili vijonte të pretendonte në mënyrë të gabuar se zgjedhjet ishin manipuluar , tha se “shërbimi si presidenti ka qenë nderi i jetës së tij”.  Kreu në largim i Shtëpisë së Bardhë dënoi dhunën e së mërkurës, duke thënë se protestuesit kishin ndotur selinë e demokracisë amerikane dhe tha se fokusi i tij tani do të kthehej në sigurimin e një tranzicioni të qetë të pushtetit.

“Do të doja të nisja këtë fjalim duke iu adresuar sulmit të egër ndaj Capitol Hill të Shteteve të Bashkuara. Si të gjithë amerikanët, edhe unë jam indinjuar nga dhuna, paligjshmëria dhe shkatërrimi. Amerika është dhe duhet të jetë gjithmonë një komb i rendit dhe ligjit. Për ata që u përfshinë në akte dhune dhe shkatërrimi, ju nuk e përfaqësoni vendin tonë. Dhe atyre që shkelën ligjin, ju do të paguani. Qëllimi im i vetëm ishte të siguroja integritetin e votës.

Kongresi ka vërtetuar rezultatet dhe administrata e re do të inaugurohet në 20 janar. Fokusi im tani do të jetë sigurimi i një tranzicioni të qetë, të rregullt. Ky moment kërkon shërim dhe pajtim”, u shpreh presidenti në largim.

Autokritika e Trump duket se vjen edhe në kohën kur demokratë të lartë kërkojnë largimin e tij përpara 20 janarit, kur Joe Biden betohet si president i 46 i SHBA-së.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje zv.presidentit Mike Pence të heqë nga detyra presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin.

Nga ana tjetër, pas certifikimit të fitores nga Kongresi, presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi se ishte presidenti Donald Trump që nxiti aktet e dhunës në Capitol Hill, duke e quajtur të mërkurën ditën më të errët në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe një sulm ndaj demokracisë. Duke folur Delauerit, ku ka prezantuar emërimet për Departamentin e Drejtësisë, Biden i quajti mbështetësit e Trump “terroristë të brendshëm”.

Ai akuzoi Trump se në 4 vite presidencë ka përbuzur demokracinë amerikane, Kushtetutën dhe sundimin e ligjit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026