​Regjistrohen 83 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

18 Qershor 2020 | 19:27

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar 457 raste të dyshuara me COVID-19, prej të cilave 83 kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja e rasateve me COVID-19është si më poshtë: 15 raste në Vushtrri, 14 në Prishtinë, 12 në Gjilan, 9  në Pejë, 9 në Mitrovicë, 8 në Dragash, 7 në Mamushë, 6 Prizren dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.

Sipas institutit, sot janë shëruar 5 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 973 raste. Ditët e fundit raste me coronavirus janë zbuluar edhe tek punëtorët e disa prej organizatave publike në Kosovë.

“Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private”,  thuhet në njoftim. 

Nga muaji shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë me virusin COVID-19 , ndërsa deri tani janë konfirmuar 1.916 raste pozitive.

IKSHPK-ja thekson se përgjatë 24 orëve vijon mbikëqyrjen e të gjitha kontakteve, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026