Rekord në Kosovë, 129 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

15 Qershor 2020 | 19:21

Rekord infektimesh brenda një dite është regjistruar në Kosovë këtë të hënë, pasi nga testimi i 385 mostrave Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19.

46 nga këto raste të reja janë nga Prishtina, 18 nga Prizreni, 15 nga Vushtrria, 9 nga Rahoveci, 8 nga Peja dhe komuna të tjera kanë regjistruar më pak raste.

Gjatë ditës është konfirmuar shërimi i 10 pacientëve, duke e çuar në 963 totalin e të rikuperuarve nga kjo sëmundje.

Me rastet e reja totali i rasteve aktive me COVID-19 tani shkon në 619. Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë është 33.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026