Rekorde infektimesh me COVID në Europë

20 Janar 2022 | 13:42

Gjatë ditëve të fundit janë shënuar rekorde infektimesh në Gjermani. Për herë të parë në këtë shtet raportohet për 100 mijë raste të reja me covid-19.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterberg përsërit thirrjet e tij se vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm, vendim që pritet të hyjë në fuqi në muajin maj.

Ndonëse qeveria britanike nga java tjetër do të lehtësojë masat kufizuese, situate mbetet shqetësuese. Sekretari Sajid Javid shprehet se kriza shëndetësore ende nuk ka përfunduar.

“Duhet të mësojmë të jetojmë me Covid në të njëjtën mënyrë sikundër kemi mësuar të jetojmë me gripin”, tha ai.

Edhe në Evropën Lindore ka një numër të lartë të të infektuarve. Rumania e cila ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në BE, vijon të regjistrojë rekorde të të infektuarve.

Në Poloni, punonjësit e shëndetësisë thonë se janë të rraskapitur dhe të mbingarkuar dhe kanë frikë se spitalet nuk janë të përgatitur për një tjetër valë.

Autoritetet shëndetësore parashikojnë se numri i të infektuarve mund të dyfishohet në javën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026