‘Rënia e Afganistanit na befasoi’, sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nënvlerësuam korrupsionin
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi të martën në Kongres se rënia e papritur e ushtrisë afgane e kapi Pentagonin në befasi.
Austin raportoi mbi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe foli për nivelin e lartë të korrupsionit që dëmtoi sipas tij moralin në radhët e afganëve.
“Ne ndihmuam në ndërtimin e një shteti, por nuk mund t’i jepnim formë një kombi. Fakti që ushtria afgane, të cilën ne dhe aleatët e stërvitëm, u shkërmoq na befasoi të gjithëve dhe do të ishte gënjeshtër të thoshim të kundërtën. Duhet të përballemi me disa të vërteta që nuk na pëlqejnë. Si për shembull që nuk kuptuam korrupsionin e thellë dhe lidershipin e dobët në radhët e pushtetit,” – deklaroi ai.
Sekretari i Mbrojtjes foli në fillim të një seance dyditore, ku pritet të dëgjohen fjalimet më të debatuara në lidhje me fundin kaotik të luftës në Afganistan, që mori jetët e mijëra ushtarëve amerikanë dhe të qytetarëve afganë dhe lejoi kthimin e talebanëve në pushtet.
Komisionet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve që mbikëqyrin ushtrinë amerikane po drejtojnë seancën në fjalë, me republikanët që shpresojnë të godasin aty ku shohin gabime, që sipas tyre i ka bërë administrata e presidentit Joe Biden në dhënien fund të dy dekadave luftë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rikthehet Trump, reklamë kundër presidentit Biden për Afganistanin
- Talebanët shpallin qeverinë e re të Afganistanit
- OKB paralajmëron se Afganistani pritet të përballet me një varfëri ekstreme
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta