Rënia e statujave ‘raciste’, dhjetëra monumente në botë vandalizohen apo po hiqen nga autoritetet

24 Qershor 2020 | 20:10

Një valë zemërimi ka përfshirë protestuesit e lëvizjesBLACK LIVES MATTER“, dhe tanimë manifestuesit po e drejtojnë vëmendjen e tyre drejt monumenteve kulturës i lidhin me luftën kundër diskriminimit dhe urrejtjes raciale.

Objekte të kulturës të lidhura me racizmin dhe diskriminimin përreth globit po shënjestohen dhe sulmohen nga protestuesit e ‘Black Lives Matter’, me synim përmbysjen e hegjemonisë raciste. 

Në Charleston të Karolinës së Jugut, ekipe pune janë angazhuar këtë të mërkure për të hequr statujën e ish-Zëvendës Presidentit të SHBA John C. Calhoun pasi ishte mbrojtës i njohur i skllavërisë. Në Madison të Wisconsin, demonstruesit rrëzuan dy statuja – edhe pse lidhjet e tyre me të një të kaluar diskriminuese mbetet ende e diskutueshme.

Statuja e gazetarit të famshëm Indro Montanelli është lyer me të kuqe dhe në të janë vendosur fjalët “racist” dhe “përdhunues” dhe po ashtu është firmosur një një peticion që kërkon heqjen e  tij e monumentit. Ndërsa shërbeu në ushtri në 1935-1936, gjatë luftës së Italisë në Eritrea, Montanelli 26-vjeçar bleu dhe u martua me një vajzë 12-vjeçare dhe për këtë arsye protestues në Itali e lidhin figurën e tij me kauzën e diskriminimit.

Vandalizimet mbi këto monumente arti vijnë në vazhdën e vrasjes së afro amerikanit George Floyd nga një oficer policie. Ngjarja nxiti shumë protesta dhe jë fenomen i përbashkët i tyre është kërkesa më ngulm e heqjes së statujave që lavdërojnë figura, reputacioni i të cilave u ndërtuan në shtypjen e popujve të tjerë nga të bardhët dhe ngufatjen e kulturave indigjene.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026