Për herë të parë një lider evropian në listën e zezë të “Reporterëve pa Kufij” për kundërshtarët e lirisë së shtypit
Shoqata “Reporterët pa Kufij” publikoi të hënën listën e njohur si “kundërshtarë të lirisë së shtypit”, ku bëjnë pjesë krerët e shteteve që imponojnë represion mediatik masiv përmes aparateve të censurës, burgimeve arbitrare të gazetarëve dhe nxitjes së dhunës ndaj tyre.
Thuajse gjysma e liderëve shfaqen në listën e kundërshatrëve për herë të parë, përkrah atyre që konsiderohen “tiranë të vjetër” si presidenti sirian Bashar al Assad, lideri suprem iranian Ali Khamenei, presidenti rus Putin, apo ai bjellorus Lukashenko.
Për herë të parë në listë është edhe lideri i një vendi evropian, kryeministri hungarez Viktor Orban. Sipas organizatës, që nga kthimi në pushtet në 2010-n, Orban ka sulmuar sistematikisht median e pavarur.
Një tjetër figurë është ajo e princit saudit të kurorës, Mohamed Bin Salman, përgjegjës për një represion “barbar” dhe për vrasjen e konsideruar “të tmerrshme” të gazetarit Jamal Khashoggi në 2018-n.
Në listë ndodhet edhe presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, retorika luftarake e të cilit kundër shtypit është dhjetëfishuar që nga nisja e krizës shëndetësore.
Risi në listë është guvernatorja e Hong-Kongut, Carrie Lam, që konsiderohet një marionetë në duart e presidentit kinez Xi Jinping. Politikat e saj kanë çuar në heqjen nga tregu të gazetës më të madhe të pavarur në Hong Kong, “Apple Daily” dhe në burgimin e themeluesit të saj, Jimmy Lai.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta