Republika Çeke kundër strehimit të refugjatëve afganë

8 Shtator 2021 | 11:47

‘Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për refugjatët afganë dhe unioni duhet t’i ndihmojë ata të qëndrojnë në shtëpi”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit çek, Andrej Babis gjatë një takimi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe homologut sllovak.

Tre liderët sikundër edhe Hungaria dhe Polonia janë kundër hapjes së dyerve për refugjatët afganë.

Rikthimi në pushtet i talebanëve, nxiti një eksod të qytetarëve.

BE -ja, e cila ka mirëpritur mijëra refugjatë afganë, tani është e shqetësuar se miliona njerëz mund të kërkojnë strehim në Evropë dhe fqinjët e saj, si Turqia, duke shkaktuar një përsëritje të krizës së migrimit të vitit 2015.

Së fundmi, talebanët kanë shpallur një qeveri të përkohshme në Afganistan që do të drejtohet nga një prej themeluesve të grupit, dhe ministër i Brendshëm, i së cilës do të jetë një militant i shpallur në kërkim nga FBI.

Qeveria e re do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026