Republikanët ‘rrëzojnë’ Trump, Kongresi hedh poshtë veton e presidentit ndaj projektligjit për mbrojtjen

2 Janar 2021 | 15:18

Për herë të parë pas katër viteve të presidencës së Donald Trump, Kongresi amerikan ka rrëzuar veton e Presidentit në largim mbi projektligjin prej 740 miliardë dollarë që do të financojë politikën e mbrojtjes për vitin që vjen. Republikanët e Presidentit Donald Trump në Senat rrëzuan veton e Kreut të Shtëpisë së Bardhë ndaj një projektligji për mbrojtjen, duke iu kundërvënë kundërshtimeve të tij të forta.

Trump kundërshtoi disa dispozita në projektligj. Projektligji parashikon një ngritje page prej 3% për trupat amerikane dhe udhëzon politikën e mbrojtjes, sistemet të reja të armëve dhe qëllimeve të tjera ushtarake. Shumë programe, përfshirë ndërtimin ushtarak, mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse ligji miratohet

Para fillimit të debatit, udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell u shpreh se ai ishte i vendosur për të miratuar projekt-ligjin.

“Gjatë vitit të kaluar, kolegët tanë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura janë siguruar që legjislacioni të shpërndahet për trupat dhe për kombin tonë. Tani është koha që ne të dorëzojmë këtë projektlig”, u shpreh Mitch Mcconnell, kreu i shumicës republikane të Senatit.

Pas pushimeve të fundvitit Presidenti reagoi në rrjetin social Twitter. 

“Senati ynë republikan sapo humbi mundësinë për të hequr qafe Seksionin 230, i cili u jep fuqi të pakufizuar kompanive të mëdha teknologjike. Patetike!!! Tani ata duan t’u japin njerëzve të rrënuar nga virusi i Kinës 600 dollarë, në vend të 2000 dollarëve për të cilët ata kanë shumë nevojë. Vendim Jo i drejtë, e as i zgjuar!” shkroi Trump në Twitter.

Zhvillime të tilla vijnë vetëm dy ditë para se të betohet Kongres i ri i SHBA. Trump do të largohet nga zyra në 20 janar, kur ai do të zëvendësohet nga demokrati Joe Biden. Gjatë të premtes Trump shkroi në Twitter se një protestë nën moton “Ndalo vjedhjen” do të zhvillohet në Uashington në 6 Janar. Javët e fundit, mbështetësit e Trump kanë protestuar kundër asaj që ata pretendojnë se ishte mashtrimi zgjedhor gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026