Resortet festive në Europë qëndrojnë të mbyllura, rrezikohen restorantet në Francë

26 Nëntor 2020 | 16:07

Shteti gjerman është një prej vendeve që është duke u bërë gati për procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Megjithatë, qytetarët pyesin veten se si mund të vaksinohen mijëra persona, duke marrë shembull rastin e aeroporteve që janë një prej vendeve që po vlerësohet për vaksinimin. Kancelarja gjermane, Angela Merklel, ka komunikuar se kufizimet duhet të vazhdojnë përtej Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

“Masat e marra më 28 tetor janë zgjatur të gjitha,  deri në 20 dhjetor. Ne mendojmë, bashkë me qeverinë federale dhe shtetet gjermane, se për shkak të numrit të lartë të infektimeve, kufizimet duhet të vazhdojnë deri në fillim të janarit”, tha Merkel.

Sporti i skive dhe vajtja në zonat malore gjatë periudhës së Krishtlindjes është një prej aktiviteteve më të ndjekura të europianëve, kryesisht nga Italianët. Megjithatë, për shkak të pandemisë resortet dimërore janë mbyllur.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar se “nuk mund ta përballojmë këtë”, pasi infektimet vazhdojnë të jenë të larta.  

Ndërkohë në Francë, pavarësisht rritjes së rasteve me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, do të rihapen bizneset jo parësore si parukeritë dhe dyqanet e veshjeve.

 Megjithatë, nuk ka asnjë shpresë për restorantet dhe lokalet të cilat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar.

“Ne jemi viktimat e para ekonomike të krizës së COVID. Pronarët e restoranteve dhe të diskotekave janë gjithmonë të fundit që kanë mundësi të hapen. Në të njëjtën kohë, ajo çka është e rëndësishme është të qëndrojmë pozitivë”, tha Alexandre Gisbert, pronar restoranti në Francë .

Austria po organizon një program testimi masiv që pritet t’i sigurojë vendit një rrugëdalje nga mundësia e një bllokimi mbarëkombëtar. Gjithashtu, kjo mund të rrisë shpresat e organizimit të festave të fundvitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026