Restaurimi i katedrales Notre Dame, pritet të jetë gati në vitin 2024

15 Prill 2021 | 09:22

Dy vite pasi flakët pushtuan simbolin e Parisit, katedralen Notre Dame ndërtesa sot duket më e sigurt dhe jashtë rrezikut por ende e papërfunduar. Agjencia e cila po merret me restaurimin e saj siguron se monumenti shumë shpejt do të jetë gati për publikun.

Ekspertët janë ende duke punuar me pjesën më të lartë të katedrales, e cila gjatë zjarrit ra nëpër ndërtesë.

Prova gjigande të formuara që të përshtaten mirë në kupolat  e dëmtuara po vendoseshin javën e kaluar. Të tjerë punëtore po shtrinin një ‘ombrellë’ mbrojtëse mbi hapjen e madhe të majës së katedrales për ta mbrojtur nga kushtet e motit.

Sigurimi i katedrales ka qenë një hap i parë i domosdoshëm, por i kushtueshëm, i vlerësuar në 160 milion €. Ai përfshinte heqjen e dritareve të qelqit, kontrollimin e statujave, heqjen e rrënojave dhe instalimin e rrjetave mbrojtëse.

Katedralja, një pikë referimi e arkitekturës gotike dhe një atraksion i madh turistik, mori flakë më 15 Prill 2019. Zjarri shkatërroi çatinë, pjesën fundore të godinës.

 Presidenti francez Emmanuel Macron mori përsipër të restaurojë katedralen brenda pesë viteve. Por deri më sot, shumica e punimeve janë përqendruar në bërjen e ndërtesës të sigurt, duke përfshirë pastrimin e plumbit toksik nga çatia dhe spiralja që u shkri në zjarr.

Agjencia publike e ngarkuar me restaurimin tha se faza e sigurimit duhet të zgjasë deri në verë. Data e përfundimit për restaurimin dhe rihapjen e katedrales është vendosur për në vitin 2024.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026