Rezoluta, Kongresi amerikan vlerëson Shqipërinë për strehimin e opozitës iraniane
Disa anëtarë dypartiakë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilët përfaqësojnë komitete të ndryshme, kanë paraqitur një rezolutë të sponsorizuar nga një shumicë dypartiake e Dhomës, duke bërë thirrje për një qasje të re ndaj politikës për Iranin duke pasur parasysh protestat e vazhdueshme nga populli iranian dhe rritjes së represionit nga regjimit.
Rezoluta, e njohur si H.Res.100, ka fituar mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Dhomës në 50 ditët e para të Kongresit të 118-të. Ajo sponsorizohet nga anëtarët kryesorë të Komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, Shërbimet e Armatosura, Sigurinë e Brendshme, Ndarjet Buxhetore, si dhe Komitetin e Përzgjedhur për Inteligjencën, dhe ofron një rrugë të qartë për një politikë të re të SHBA-së për Iranin.
Meqenëse anëtarët e opozitës kryesore iraniane banojnë në Shqipëri, kongresmeni Robert Aderholt, Bashkëkryetar i Grupit për Çështjet e Shqipërisë në Kongresin e SHBA dhe një nga sponsorët e rezolutës tha: “Unë e di që Shqipëria ka qenë një mik i madh për ata që duan të shohin një Iran të ri. Ndaj, dua vetëm të falënderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e saj dhe dua të bëj gjithçka që mundem për t’i inkurajuar ata që të mbështesin një Iran të lirë”.
Rezoluta i kërkon administratës Biden të mbështesë luftën e popullit iranian për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ndërsa dënon abuzimet e të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe mbështetjen e tij ndaj terrorizmit. Kjo rezolutë gjithashtu i bën thirrje administratës që të ndërmarrë hapa për ta mbajtur regjimin përgjegjës për sjelljen e tij të ligë, duke përfshirë aktivitetin e tij për armët bërthamore dhe raketat balistike.
Prezantimi i kësaj rezolute pasqyron shqetësimet në rritje midis ligjvënësve amerikanë për aktivitetet agresive dhe destabilizuese të Iranit në rajon dhe në Ballkan. H. Res. 100 mbështet gjithashtu planin me dhjetë pika të Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për të ardhmen e Iranit.
Në mesazhin e saj për eventin e sotëm, Rajavi theksoi “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dëshiroj të përgëzoj të gjithë ata që ngrihen për liri dhe barazi dhe të gjithë ata që luftojnë për eliminimin e diskriminimit të padrejtë ndaj grave. Në këtë ditë, ne jemi krenarë për gratë iraniane që janë pararendëse për ndryshimin”, shtoi zonja Rajavi.
Përfaqësuesi Tom McClintock (Distrikti i 5-të i R-CA), i cili është bashkë-sponsori i parë i H. Res. 100, njoftoi se rezoluta është bashkë-sponsorizuar nga shumica absolute e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. “Populli iranian nuk toleron më abuzimin e të drejtave të njeriut, paaftësinë e plotë të mullahëve dhe dhunën e Gardës së tyre iraniane. Gjithnjë e më shumë, gratë e Iranit, aspiratat e drejta të të cilave janë shtypur nga qeveria, dhe të rinjtë, e ardhmja e të cilëve është vjedhur nga ajo qeveri, kanë dalë për të udhëhequr protestat që po zhvillohen rregullisht në të gjithë vendin”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se mesazhi i popullit iranian është i qartë, se ai nuk ka pse të jetojë nën sundimin e diktatorëve, por përkundrazi mund të zërë vendin e merituar mes popujve të lirë të botës dhe të gëzojë të drejtat e njeriut, dinjitetin njerëzor, liritë njerëzore dhe prosperitetin që është shenjë dalluese e shoqërive të lira.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”