Rezoluta kundër Iranit, Karamuço: Vendim politik me rëndësi gjeostrategjike
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, komentoi miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të rezolutës që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Sipas tij, kjo masë vjen pas njohjes nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019 të disa organizatave iraniane si terroriste, sulmit ndaj komandantit Solejmani në Irak dhe masave të mëvonshme si sanksione ekonomike dhe ngrirje fondesh.
Eksperti shtoi se aktet terroriste të Iranit ndaj Shqipërisë kanë qenë të koordinuara dhe përfshijnë sulme kibernetike dhe tentativa për atentate përmes lidhjeve me grupe kriminale shqiptare dhe turke.
““Ne duhet ta kishim bërë këtë që në momentin kur ndërpremë marrëdhëniet diplomatike, pasi që atëherë e kishim identifikuar Iranin si një shtet që kishte nisur të kryente akte terroriste. Sulmi i hakerimit ndaj sistemeve tona ishte ngjarja që i vuri kapakun kësaj situate. Kishte gjithashtu tentativa për sulme në territorin shqiptar nga proksi të Gardës Revolucionare të lidhur me Hezbollahun, me mafian turke dhe me krimin e organizuar shqiptar. Mendoni se si kanë qenë të ndërthurura këto zinxhirë për të kryer këto akte, nën mbulimin e të ashtuquajturve gazetarë, apo edhe në raste të tjera ndaj pjesëtarëve të MEK në kampin e Manzës”, tha ai.
Karamuço theksoi se vendimi i Shqipërisë është pjesë e një orientimi gjeostrategjik dhe gjeopolitik duke theksuar se vendimi politik nuk ka reperkusion të drejtpërdrejtë ushtarak, por konsiston në një vendimmarrje strategjike dhe të qartë ndaj aktiviteteve terroriste.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit