Rezolutë kundër Hungarisë, PE voton pro masave ndëshkuese për ligjin kundër LGBTQ

8 Korrik 2021 | 19:24

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të marrjes së veprimeve urgjente ligjore ndaj Hungarisë, në lidhje me ligjin e ri që ndalon përshkrimin e homoseksualitetit për të rinjtë nën 18 vjeç.

Ligjvënësit evropianë deklaruan se ligji shkel vlerat dhe parimet mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Parlamenti shtoi se ligji ishte një tjetër shembull i zhbërjes së qëllimshme të të drejtave themelore të njeriut në Hungari.

Nga ana e tij, kryeministri hungarez Viktor Orban insiston se politikat e tij janë çështje e brendshme për Hungarinë dhe jo për ata që i quan “burokratët e Brukselit”.

Në një rezolutë të miratuar të enjten me 459 vota pro, 147 kundër dhe 58 abstenim, eurodeputetët deklaruan se zhvillimet e fundit në Hungari erdhën pas një modeli të ashpër censure politike.

Parlamenti i bëri thirrje Komisionit Evropian që të përdorë një mjet të ri që i lejon BE-së të reduktojë buxhetin për vendet anëtare në rast të cenimit të sundimit të ligjit, për t’u siguruar që qeveria hungareze të kthejë mbrapsht vendimin e saj.

Gjithashtu, rezoluta e miratuar kërkon veprim urgjent kundër qeverisë së djathtë të Orban në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Kritikët thonë se ligji i ri i Hungarisë, që sapo ka hyrë në fuqi, barazon homoseksualitetin dhe pedofilinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026