Rifillojnë bisedimet për Brexit, pak shanse për një marrëveshje

27 Nëntor 2020 | 19:25

Edhe pse nuk dihet nëse do të kenë sukses apo do të dështojnë, bisedimet kokë më kokë për çështjen e Brexit do të rifillojnë këtë fundjavë. Ato ishin ndërprerë dhe zhvilloheshin virtualisht pasi ekipi i BE-së kishte hyrë në karantinë.

“Gjasat për një marrëveshje do të përcaktohen nga miqtë dhe partnerët tanë në BE, të cilët e dinë që ka një marrëveshje për t’u arritur, nga e cila mendoj se do të përfitojnë të dyja palët. Por le të jemi të qartë, ky vend mund të zhvillohet dhe do të zhvillohet fuqishëm edhe në rast të kundërt. Nëse arrihet një marrëveshje si ajo që BE ka me Australinë, atëherë suksesi do të jetë i madh”, deklaroi të premten Boris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Koha për një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare mes Londrës dhe Brukselit po mbaron. Dështimi për arritjen e një akordi brenda 1 janarit, data kur periudha e tranzicionit të daljes së Britanisë nga Unioni përfundon, do të ketë pasoja ekonomike për të dyja palët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026