Rihapen xhamitë, Arabia Saudite e Jordania presin besimtarët, Egjipti ende i mbyllur

6 Qershor 2020 | 07:38

Xhamitë në Arabinë Saudite dhe Jordani hapën dyert për besimtarët myslimanë për herë të parë që kur qeveritë morën masat kufizuese për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Xhamitë e Arabisë Saudite kanë qenë të hapura që nga e diela e 31 majit, por sot shënohen lutjet e para të së Premtes në xhami.

Adhuruesit në xhaminë e Rijadit al-Rajhi mbajtën maska për fytyrën, dezinfektuan duart  dhe ruajtën distancën nga njëri-tjetri.

Përdorimi i qilimave personalë është i detyrueshëm dhe adhuruesit lexojnë Kuranin e Shenjtë nga telefonat e tyre celularë në gati 90.000 xhami në të gjithë Mbretërinë.

Ndërkohë që të moshuarit, fëmijët nën 15 vjeç dhe personat me sëmundje kronike ndalohet të shkojnë në xhami. Masat paraprake të ngjashme u morën edhe në kryeqytetin jordanez.

Zyrtarët deklaruan se mbi 30.000 policë janë vendosur nëpër 7.000 xhami të vendit për të siguruar që besimtarët do t’i përmbahen procedurave të distancimit shoqëror dhe të sigurisë.

Ndërkohë, lutja e së Premtes vazhdon të ndalohet dhe xhamitë mbeten të mbyllura në Egjipt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026