Rihapet kulla Eiffel, vizitorët duhet të respektojnë masa sigurie

26 Qershor 2020 | 08:02

Kulla Eiffel, struktura ikonike në Paris u rihap një ditë më parë. Një rinisje pas të paktën 104 ditësh izolim, bllokimi më i gjatë ky që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas mbylljes për më shumë se tre muaj, kulla me famë botërore u rihap për një numër të kufizuar vizitorësh, masa të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas udhëzimeve të autoriteteve  të gjithë vizitorët mbi moshën 11 vjeç duhet  të mbajnë maska gjatë gjithë kohës. Në zona të caktuara janë të shkruara edhe hapat që duhen respektuar sikundër distancimi fizik prej së paku 1.5 metra.

Aktualisht vetëm katet e para dhe të dyta të kullës janë në dispozicion për t’u vizituar.

Më shumë se 700 vizitorë rezervuan biletat e tyre në ditën e parë të rihapjes dhe pritet që më tej gjatë një dite Kulla Eiffel të vizitohet nga më shumë se 1,000 persona.

“Unë e rezervova biletën javën e kaluar dhe e bëra këtu në orën 10:00 të mëngjesit. Unë shoh që të gjithë njerëzit duken shumë të lumtur duke vizituar simbolin e Parisit dhe me të vërtetë ia vlen të festohet. Por në të njëjtën kohë duhet të ndjekim masat si distancimi fizik, maska dhe të përdorim dezinfektuesin e duarve,” – u shpreh një prej vizitorëve

Franca u izolua në mes të muajit mars për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Lehtësimi i masave kufizuese nisi pas datës 11 maj.

Nga 15 qershori, bare, kafene dhe restorante u lejuan të rihapen plotësisht, dhe udhëtarët evropianë mund të hynë në territorin francez pa kufizime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026