Rikthehet ‘pinoku’, personazhi i njohur vjen në regjinë e Guillermo del Toro

16 Tetor 2022 | 20:40

Regjisori meksikan Guillermo del Toro prezantoi filmin e tij të ri “Pinoku” në festivalin e filmit në Londër, bashkë me disa prej aktorëve që u kanë dhënë zërin e tyre personazheve.

Filmi i animuar ka qenë një projekt i hershëm i regjisorit të njohur, që thotë se dëshironte të prodhonte një version të historisë që fliste për mosbindjen.

“Gjëja që mbaj mend më qartë është se sa e frikshme i dukej bota Pinokut. Doja të bëja një film ndryshe nga historia normale e Pinokut, që flet për bindjen. Doja të bëja një histori për mosbindjen, një histori ku nuk ju duhet të ndryshoni për t’u pëlqyer. Juve nuk duhet të ndryshoni për t’u konsideruar një qenie njerëzore sepse të gjithë jemi të tillë”- u shpreh regjisori Guillermo del Toro.

Filmi, i bazuar në novelën e shkrimtarit italian Carlo Collodi, do të shfaqet nga muaji dhjetor në platformën e njohur online, Netflix.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026