Rikthim i vështirë për pushime, radhë të gjata makinash në kufijtë ballkanikë

20 Dhjetor 2020 | 08:57

Policia në qytetin perëndimor gjerman të Këlnit patrulloi të shtunën në mbrëmje për t’u siguruar që njerëzit mbanin maska në fytyrë dhe nëse ishin duke respektuar rregullat e reja të bllokimit, duke gjobitur ata që nuk i ishin bindur protokollit të sigurisë anti-COVID.

Rrugët dhe sheshet në qytet në këtë kohë  do të kishin qenë të mbushura me njerëz, por tani janë pothuajse bosh.

Gjermania raportoi një nivel rekord të vdekjeve nga COVID-19 ndërsa nga e mërkura hyri në izolim, duke mbyllur dyqanet dhe shkollat në përpjekje për të ulur nivelin e infeksioneve.

Në fazën e parë të pandemisë Gjermania ia doli të menaxhonte mirë situatën, por këtë herë situata është më e ndërlikuar.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins në Gjermani ka mbi 1.4 milionë të infektuar dhe më shumë se 25,000 viktima.

Qytetarët e Ballkanit që largohen nga Europa Perëndimore për të shkuar në shtëpi për pushimet e fundvitit, krijuan bllokime të mëdha trafiku gjatë ditës së shtunë në pikat kufitare, pavarësisht kufizimeve nga coronavirusi që kërkojnë të dekurajojnë udhëtimet gjatë sezonit të festave.

Radhë të gjata makinash u formuan në kufijtë midis Sllovenisë dhe Kroacisë ndërsa mijëra njerëz prisnin me orë të tëra për të kaluar.

E njëjta situatë ishte dhe të shtunën. Shumë prej tyre vijnë  nga  Turqia, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Bosnja  që punojnë dhe jetojnë në Evropën Perëndimore. Ata tradicionalisht udhëtojnë me makinë për pushime, si në dimër ashtu edhe në verë.

“Kemi 10 orë që presim, nuk është normale. Nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë. Udhëtoj prej 30 vitesh dhe nuk jam përballur kurrë me një situatë të tillë, duke pritur 10 orë. Fëmijët e mi janë këtu, ka familjarë, nuk ka tualete. Me të vërtetë nuk e di se ç’po ndodh  në kufirin kroat,” – u shpreh Naser Malili, një qytetar që udhëtonte nga Zyrihu drejt Kosovës.

Ndërkohë edhe policia lituaneze  tha se do të vendosë 250 bllokime rrugësh në të gjithë vendin për të zbatuar një ndalim të udhëtimit gjatë Krishtlindjes, e kështu edhe për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Nga 3 janari shteti baltik ka ndaluar udhëtimin midis qyteteve për të penguar njerëzit të vizitojnë të afërmit dhe miqtë gjatë pushimeve.

Ka përjashtime për njerëzit që shkojnë në punë, vizitojnë mjekët ose marrin pjesë në funerale.

Masat e reja anti-COVID janë tanimë në fuqi edhe në Sllovaki, duke përfshirë detyrimin që dyqanet jo-thelbësore të mbyllen në orën 5 pasdite .

Sllovakëve gjithashtu u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Kryeministri Sllovak Igor Matoviç tha të premten se ai ishte pozitiv me COVID-19, një javë pasi mori pjesë në një samit të BE-së në Bruksel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026