Rikthimi i vështirë në klasa, nxënësit nën masa të rrepta sigurie

19 Janar 2021 | 12:45

Normalitet në këto kohë pandemie do të thotë edhe të kesh mundësi të shkosh në shkollë.

E pas dy muajsh izolim fëmijët në Poloni rikthehen në bankat e shkollës. Por jo të gjithë janë të lumtur.

“Është paksa shqetësuese dhe me kaq shumë të infektuar nuk mendoj se rikthimi do të zgjasë shumë. Përse mësuesit nuk po vaksinohen të parët? Mendoj se është më e rëndësishme sesa të injektohen të moshuarit”, u shpreh Marta Mikiel.

Por, ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi i gjatë i fëmijëve në shtëpi shton presionin psikologjik mbi ta.

Edhe në Moskë që nga tetori nxënësit rikthehen në shkollë.

Masa specifike janë ndërmarrë për të minimizuar përhapjen e virusit.

Fëmijëve u matet temperatura dhe pushimet janë të ndërprera.

“Jam shumë e lumtur të shoh shokët e klasës dhe të njohurit e mi sepse pa miq është e vështirë të mësosh”, u shpreh një nxënës.

“Është një ambient ndryshe në shkollë, të paktën nuk kemi mësimin në distancë. Mund të flasim me shokët e shoqet, mësuesit”, tha një tjetër.

Pas dhjetë muajsh mësim në distancë, edhe në Romë gjimnazet janë rihapur, por duke lejuar që të rikthehen në klasa gjysma e nxënësve në mënyrë që të sigurohet distanca fizike.

Por, shumë të rinj zgjodhën të mos kthehen në klasa por të protestojnë. Ata duan më shumë investime për të zëvendësuar klasat e përgjysmuara dhe transporti më të sigurt publik për të reduktuar përhapjen e virusit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026