Rimëkëmbja e ekonomisë, Le Maire: Plani gjerman lajm i mirë për të gjitha vendet

4 Qershor 2020 | 20:21

Ministri francez, Bruno Le Maire përshëndeti planin gjerman për rimëkëmbjen dhe paralajmëroi se plani francez do të jetë gati në javët e ardhshme.

Siç e dini natën e mbrëmshme, Angela Merkel dhe qeveria gjermane prezantuan një plan të ri rimëkëmbje. Është një lajm i mirë për Gjermaninë. Është gjithashtu një lajm i mirë për Francën dhe për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian sepse ne kemi nevojë që ky plan rimëkëmbje të jetë aktiv në të gjitha shtetet anëtare të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri francez i Financave.

Në konferencën  e përbashkët për shtyp, Franca dhe Gjermania  përqendruan vëmendjen e tyre në planet për krijimin një ekosistemi kompjuterik i cili synon zvogëlimin e varësisë së Evropës nga gjigantët e Silicon Valley, Amazon, Microsoft dhe Google.

Projekti, i quajtur Gaia-X, do të krijojë standarde të përbashkëta për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave në serverët që janë vendosur në vendet anëtare në përputhje të plotë me  ligjet e Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave. Altmaier, duke folur nga Berlini, e përshkroi Gaia-X si një “hënë” që do të ndihmonte për riafirmimin e  sovranitetit teknologjik të Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026