Rimëkëmbja e Italisë, shëndetësia sektori ku do të kalojë pjesa më e madhe e shpenzimeve
Një buxhet në maksimum është ky buxhet që parlamenti Italian duhet të aprovojë në fund të vitit. Detyra për të rigjallëruar ekonominë e vendit të parë në Evropë që është goditur nga pandemia COVID-19 është tashmë qëllimi kryesor.
Buxheti pritet të kapë shifrën 38 miliardë eurove, edhe pse shifra mund të rritet ndërsa plani pritet të rishihet në javët në vijim. Shëndetësia është sektori ku do të shkojë pjesa më e madhe e shpenzimeve shtesë.
400 milionë euro janë shpërndarë për të blerë vaksinën dhe ilaçet për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe 70 milionë euro do të përdoren për të blerë testet e shpejta.
Masat për të mbështetur bizneset e prekura nga pandemia dhe për të kursyer mijëra vende pune janë në qendër të planit fiskal të Italisë.
5.3 miliardë euro do të financojnë skemat e ndihmës. Zgjatja e ndihmës, e cila ishte parashikuar të përfundonte në janar, do të vijojë deri në mars.
Teksa Italia është vendi në Evropë që është vendosur të marrë pjesën më të madhe të fondit të rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, një pjesë e këtyre burimeve do të përdoren për të trajtuar disa nga çështjet afatgjata që shihen gjerësisht si ringjallja e ekonomisë italiane.
Grante me vlerë 15 miliardë euro nga BE do të investohen kryesisht në politikat e gjelbra dhe për ta bërë vendin më digjital dhe inovativ.
Kryeministri Conte e përshkroi financimin si një mënyrë për të ndërtuar një Itali më të mirë, megjithëse shpërndarja e burimeve do të varet shumë nga sa efektive do të jenë qeveritë në përshkrimin e mënyrës se si ata synojnë t’i shpenzojnë fondet.
Por Komisioni i BE do të duhet të punojë shumë për të shmangur rrezikun e parave që vonohen. Ehe edhe nëse gjithçka shkon siç është parashikuar, burimet e planifikuara nuk do të fillojnë të mbërrijnë para pranverës së vitit të ardhshëm.
Në përputhje me qasjen e re të shpenzimeve publike, plani i buxhetit përfshin gjithashtu lehtësime tatimore që synojnë kthimin e më shumë grave në punë dhe gjithashtu inkurajimin e punësimit të të rinjve.
Paketa e re e masave do të shtojë në mënyrë të pashmangshme deficitin në 2021. Dhe pas Greqisë, borxhi publik i Italisë do të mbetet më i larti në zonën e euros.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta