Rimëkëmbja ekonomike | Christine Lagarde: Ka ende pasiguri për shkak të bllokimeve të zgjatura

23 Prill 2021 | 08:31

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde shprehet se ekonomia ende nuk mund të qëndrojë në këmbë pa paterica dhe ka nevojë për mbështetje si nga banka qendrore ashtu edhe nga shpenzimet qeveritare, pasi 19 vendet që përdorin euron çalojnë përmes bllokimeve të zgjatura  për shkak të valës së tretë të pandemisë.

BQE la standardet e normave të interesit të paprekura në nivele rekorde dhe nuk bëri asnjë rregullim në stimulin e saj të blerjes së obligacioneve 1.85 trilionë duke theksuar se kjo  se do të zgjasë të paktën deri në Mars të  2022.

Pak më shumë se gjysma e kësaj shume mbetet për t’u përdorur në muajt e ardhshëm.

Blerjet e rregullta duke përdorur para të sapokrijuara – një fuqi kryesore e bankave qendrore – ulin kostot e huamarrjes afatgjatë për kompanitë, konsumatorët dhe qeveritë.

Standardi bazë i tij mbetet në minus 0,5%.

Lagarde përsëri se rritja e inflacionit këtë vit, e cila ishte parashikuar, nuk do ta çonte bankën në shtrëngimin e politikës.

Ajo shtoi se rritja e fundit e inflacionit ishte për shkak të “faktorëve të riskut dhe të përkohshëm” dhe se presionet themelore të inflacionit “mbeten të ulëta”.

“Ndërsa kërkesa globale që po rimëkëmbet dhe stimujt e konsiderueshëm fiskalë po mbështesin aktivitetin global dhe të zonës së euros, perspektiva afatshkurtër ekonomike mbetet e turbullt nga pasiguria në lidhje me ringjalljen e pandemisë dhe hapjen e fushatave të vaksinimit”, u shpreh Christine Lagarde, Presidente e BQE.

Lagarde nënvizoi se autoriteti monetar për eurozonën sheh një kthim përfundimtar të këtij viti por nuk diskutoi ndonjë ulje të stimulit të saj emergjent sepse një diskutim i tillë do të ishte “i parakohshëm”.

Pas kësaj deklarate bursa në Paris u mbyll me 0.91%, ajo e Londrës 0.62% dhe në Frankfurt 0.83%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026