Rimëkëmbja ekonomike, raporti i Bankës Botërore: Ekonomia globale pritet të rritet me 4% gjatë 2021

6 Janar 2021 | 09:02

Pas një viti të vështirë jo vetëm shëndetësor por edhe ekonomik Banka Botërore jep shpresë se gjatë muajve në vijim të 2021, ekonomia globale është në rrugën e duhur për t’u rritur me 4 përqind, duke supozuar se vaksinimi për COVID-19 do të jetë një proces në vijueshmëri gjatë të gjithë vitit.

Sipas raportit të grupit të Bankës Botërore megjithëse ekonomia globale po rritet, pas një tkurrjeje prej 4.3 përqind në vitin 2020, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një numër të madh viktimash, ka zhytur miliona njerëz në varfëri dhe mund të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe të ardhurat për një periudhë të zgjatur.

Prioritetet kryesore të politikës afatshkurtër janë kontrolli i përhapjes së COVID-19 dhe sigurimi i  procesit të  vaksinave.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore David Malpass theksoi se ndërsa ekonomia globale duket se ka hyrë në një rimëkëmbje të  lehtë , politik-bërësit përballen me sfida të mëdha në shëndetin publik, menaxhimin e borxhit, politikat e buxhetit, bankën qendrore dhe reformat strukturore.

Për të kapërcyer ndikimet e pandemisë dhe për të ndjekur erën e investimeve, duhet të ketë një nxitje të madhe për të përmirësuar mjediset e biznesit, për të rritur fleksibilitetin e tregut të punës dhe produktit dhe për të forcuar transparencën dhe qeverisjen.

Një skenar pesimist, nëse rastet e të sëmurëve shtohen dhe  vaksinimi shtyhet, kjo  mund të kufizojë rritjen global në 1.6 përqind në 2021. Ndërkohë, në një skenar më optimist  me kontroll të suksesshëm të pandemisë  dhe një proces më të shpejtë të vaksinimit, rritja globale mund të përshpejtohet në gati 5 përqind.

Sipas raportit Ekonomia e Kinës pritet të zgjerohet me 7.9 përqind këtë vit pas rritjes prej 2 përqind vitin e kaluar, sipas raportit. Duke përjashtuar Kinën, ekonomitë në zhvillim parashikohet të zgjerohen  rreth 3.4 përqind në 2021. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026