Rinisin bisedimet Moskë-Kiev, qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin
Bisedimet e paqes në Ukrainë rinisin sërish sot në formatin e telekonferencës.
Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky shkroi në telegram të dielën se një projekt-traktat ishte larg të qenit gati për t’u dorëzuar në një takim të nivelit të lartë dhe përsëriti se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin nuk ka ndryshuar.
Rusia gjithashtu i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhet sot dhe të diskutojë atë që Moska e quan “një provokim nga radikalët ukrainas” në qytetin Boucha.
Ministria ruse e mbrojtjes i quajti imazhet dhe videot nga Bucha një “performancë të inskenuar” dhe titujt e mediave shtetërore e përshkruajnë atë si “provokim”.
Kievi ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e një masakre të qëllimshme të civilëve në qytetin e Bucha. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky njoftoi se kishte krijuar një “mekanizëm të posaçëm” për të hetuar “krimet” ruse në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta